[Kosova] Misioni vlerësues TAIEX për trafikimin e qenieve njerëzore vizitoi Kosovën

This content was suggested by: 
19 Shk 2020

 

Në shkurt të vitit 2020, misioni vlerësues i TAIEX-it mbi trafikimin e qenieve njerëzore, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, ka takuar dhe intervistuar disa akterë institucional dhe jo-institucional, siç janë: ministritë përkatëse, agjensitë, organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Kosovë.

Qëllimi i misionit është t'i sigurojë BE-së një vlerësim dhe një përmbledhje gjithëpërfshirëse të gjendjes së përgjithshme në fushën e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Kosovë. Raporti i rrjedhur nga ky mision do të jetë vijëmësi e raportit të vlerësimit të grupit të ekspertëve të Këshillit të Evropës për Veprim kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore (raporti i GRETA-s) të vitit 2015, në mungesë të një raundi të ri të vlerësimit nga ky mekanizëm.

Për më tepër, qëllimi i misionit është të informojë BE-në për boshllëqet me të cilat ende përballet Kosova në fushën e trafikimit të qënieve njerëzore në ne raport me legjislacionin e BE-së dhe praktikat më të mira.

Misioni TAIEX do të zhvillojë një raport përfundimtar dhe do t'i sigurojë Komisionit Evropian një vlerësim gjithëpërfshirës në lidhje me përpjekjet e Kosovës në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Raporti do të finalizohet në muajt e ardhshëm dhe synon të përfshijë gjithashtu rekomandime për veprime konkrete që duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

 

Topic(s): 
Series this is part of: 
TDH program this relates to:  Child Labour

Ky projekt është financuar nga: